Pamje të reja janë publikuar nga atentati me dy të vdekur dhe dy të plagosur në Shkodër. Në këto pamje, duket vrasësi i dyshuar Ragip Gila teksa largohet me vrap, menjëherë pasi ka kryer vrasjen e dyfishtë në kafen pranë Bashkisë.

Një grua duket teksa ikën me vrap në trotuar, teksa ndihet e frikësuar. Autori i dyshuar është i veshur me skafandër në kokë, doreza, xhup dhe çantë.

Pavarësisht përpjekjes së tij për t’i shpëtuar policisë, Gila u kap gjatë arratisjes. Ragip Gila dyshohet se ekzekutoi Armando Palin dhe Liridon Krajën, ndërsa plagosi Erogen Brajoviç. Ky i fundit ishte ‘objektiv’ i tij.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb