Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur këtë mëngjes në fshatin turistik të Voskopojës, ku Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, ka pësuar një infarkt, ndërsa po qëndronte në hotel me bashkëshorten e tij.

Sipas raportimit nga gazetarja e News24, Lorena Kodra, diplomati ukrainas ka nisur të shfaqë simptoma shqetësuese teksa ndodhej në ambientet e hotelit ku po qëndronte.

 

Menjëherë pas kësaj, ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Korçës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore.

Mjekët e spitalit, pas stabilizimit të gjendjes së tij, kanë rekomanduar transferimin e menjëhershëm të ambasadorit drejt Tiranës, për trajtim më të specializuar kardiologjik.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb