Ish-kandidati për deputet i PD në qarkun e Tiranës, Ilir Alimehmeti i pyetur në Log për zgjedhjet e pjesshme në bashkinë e Tiranës, si një kandidaturë e përfolur në radhët e opozitës, u përgjigj se në këto momente, kushtet janë të ndryshme nga periudha kur ai u zgjodh nga Primaret për të garuar në zgjedhjet e 2023.
Alimehmeti tha se PD duhet të marrë pjesë në zgjedhje dhe të mos bëjë gabimin e 2019, madje me më shumë energji dhe ta konsiderojë garën për kreun e bashkisë, serioze.
“Bashkia e Tiranës është e paadministruar prej vitesh dhe në ilegjitimitet.
Është e nevojshme të rikthehet në legjitimitet, si bëhet kjo? Me zgjidhja politike, duhen zgjedhje të parakohshme.
Në 2019 PD nuk u fut në zgjedhje gabim shumë i madh, me energji më të plotë të mundshme duhet të shkojmë në zgjedhje, me një garë serioze reale. U takon kryetarëve të vendosin linjën në këtë drejtim”, tha Alimehmeti.
Ilir Alimehmeti: Unë kam garuar në 2022 në Primare për një process që ishte në 2023, qoftë dhe koha , qoftë dhe koha e mandatit ishte e plotë. Në këto momente ne jemi në kushte të ndryhme.
Bashkia e Tiranës është e paadministruar prej vitesh dhe në ilegjitimitet.
Është e nevojshme të rikthehet në legjitimitet, si bëhet kjo? Me zgjidhja politike, duhen zgjedhje të parakohshme.
Në 2019 PD nuk u fut në zgjedhje gabim shumë i madh, me energji më të plotë të mundshme duhet të shkojmë në zgjedhje, me një garë serioze reale. U takon kryetarëve të vendosin linjën në këtë drejtim.
Unë dëgjova diskutime nga forca të tjera, Berisha jua ka dhënë, do vendoset në strukturat drejtuese në forumet e PD.
