Kina i ka bërë thirrje Iranit të ndërmarrë hapa për rivendosjen e lundrimit normal në Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare në botë.
Sipas deklaratave zyrtare, ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, zhvilloi një bisedë me homologun e tij iranian, Abbas Araghchi, ku theksoi nevojën për garantimin e qarkullimit të lirë dhe të sigurt në këtë korridor jetik për tregtinë globale.
Wang Yi u shpreh se, ndërsa sovraniteti dhe siguria e Iranit në këtë zonë duhet të respektohen dhe mbrohen, po aq e rëndësishme është edhe garantimi i lirisë së lundrimit për të gjitha vendet.
Ai theksoi se ekziston një interes i përbashkët ndërkombëtar për mbajtjen e ngushticës të hapur, duke qenë se ajo përbën një arterie kyçe për transportin e energjisë dhe mallrave.
Në të njëjtën kohë, Kina ka shprehur mbështetjen për ruajtjen e armëpushimit dhe rifillimin e negociatave, si rruga e vetme për uljen e tensioneve në rajon.
