Nga: ZONJA VJOLLCA*
400 gr oriz kokërrgjatë
2 speca me ngjyrë
2 kunguj
2 patëllxhanë
1 kokërr limon
4 lgj vaj ulliri
Kripë
Nenexhik i freskët
2 lgj djath parmixhano

Presim perimet në feta për së gjati dhe i kalojmë në zgarë për ti pjekur duke filluar me patëllxhanët, specat dhe më pas me kungujt. Ndërkohë karrotat i vendosim të ziejnë për 7 minuta.
Të gjitha perimet pasi ti pjekim i presim në copëza mesatare dhe i vendosim ne një tas duke i spërkatur me pak vaj ulliri dhe i përziejmë që të marinohen në vaj.
Ndërkohë vendosim një tenxhere me ujë me kripë të vlojë dhe ziejmë orizin për 18 minuta. Më pas e vendosim në një tas, shtojmë një lugë vaj ulliri dhe tasin e vendosim mbi një enë tjetër me akull që orizi të ftohet mirë.
Trazojmë lëngun e një limoni me 4-5 lugë vaj ulliri dhe me kripë derisa të formohet një masë homogjene.
Bashkojmë orizin me perimet e pjekura, shtojmë disa gjethe nenexhiku të freskët dhe në fund e marinojmë sallatën me salcën me vaj ulliri dhe limon. E spërkasim me djath parmixhano dhe e servirim me mish qingji të pjekur.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb