I ashpër ka qenë deputeti i PD-së, Gent Strazimiri në Kuvend, ndërsa ironizoi deputetet e reja të PS-së të cilat folën për herë të parë duke sulmuar opozitën. Ai shigjetoi dhe Toni Gogu.
“Kërkesë shumë proceduriale që e kam me ju personalisht zoti Peleshi. Ndaleni këtë abuzim me deputetet e reja që u çoni të njëjtin tekst. Ndaleni që të flasin këtu. Ato nuk e mbulojnë dot zullumin që bëni ju. Te ajo Akademia politike t’i kishit sqaruar se çfarë është Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit. Kuvendi i dikurshëm, ku ishte Namik Dokle psh, janë shembuj që t’ju frymëzojnë, dhe jo sms që ju vijnë. Të gjesh një njeri të Zotit, që flet për Zotin dhe të jetë ulur përkrah me Edi, me Ramën, me partinë që ka shkatërruar kisha dhe xhamia, këtu çdo besimtar është në atë momentin e dyshimit. Oh Zot a je kund mo që e lë të rrijë në këtë sallë?!”, tha Strazimiri.
Toni Gogu: Jam i privilegjuar që jam në krah të kryeministrit të vendit, votuar nga shqiptarët me besim të padiskutuar, për transformimin total të vendit. Jam i përulur të ulem me kolegë, sepse këtu ndjek mësimet e besimit tim dhe shkrimit të shenjtë, të ulem me kolegë, që akuzohen nga Strukturat e Posaçme për korrupsion madhor dhe unë nuk i gjykoj dot, jam i përulur të ulem edhe me ta.
