Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar lidhur me sulmin me dronë nga Rusia në kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev.

Në një postim në rrjetet sociale, delegacioni i BE ka dënuar ashpër sulminndërsa shtoi se është vënë në rrezik jeta e ambasadorit të Shqipërisë.

BE e cilësoi sulmin si “të papërgjegjshëm” dhe një tjetër dëshmi të, siç u shpreh, “brutalitetit të luftës së paprovokuar dhe të pajustifikuar të agresionit rus kundër Ukrainës”.

“Delegacioni i Bashkimit Evropian dënon me forcën më të madhe sulmin me dronë dhe raketa të kryer gjatë natës nga Rusia ndaj Kievit, i cili shkaktoi disa viktima dhe goditi gjithashtu rezidencën e Ambasadorit të Shqipërisë në Ukrainë, duke vënë në rrezik jetën e tij.
Ky sulm i papërgjegjshëm na kujton edhe një herë brutalitetin e luftës së paprovokuar dhe të pajustifikuar të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.
Ne qëndrojmë në solidaritet me Ukrainën dhe Shqipërinë”, thuhet në reagim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb