Një sasi e vogël lënde plasëse ka shpërthyer pas mesnatës në një pallat në lagjen ‘Gafurr Muça’.
Gazetari Julian Kasapi raporton për BalkanWeb se shpërthimi në katin e parë të një pallati ka sjellë vetëm dëme materiale.
Siç shihet nga pamjet, muri është dëmtuar, ndërsa raportohet se disa dritare janë të thyera. Policia ka kryer veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.
Lushnjë/Informacion paraprak
Rreth orës 01:00, në lagjen “Gafurr Muço”, në murin e jashtëm në katin e parë të banesës së shtetases Sh. Gj., 57 vjeçe, është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
