“Ka fol ky me “të gjatin” dhe i ka dhënë ‘OK’”! Është ky pasazhi i një bisede në aplikacionin e enkriptuar SkyECC, që hedh dritë mbi mënyrën se si grupi kriminal në Durrës i drejtuar nga Aleksandar Laho, i njohu edhe si “Rrumi” ka vepruar për të tjetërsuar prona, përfshirë edhe zona me vlerë të lartë turistike si Kepi i Rodonit. Nuk dihet se kush është “i gjati” të cilit i referohen në bisedë dy nga personazhet e grupit të “Rrumit” por nga komunikimi kuptohet se është njeri me jo pak ndikim.
Në një nga komunikimet e zbardhura nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme, personazhet e përfshirë diskutojnë lirshëm për miratime “nga lart”, plane për ndërtim, arkitektë të komanduar, dhe shpërndarje interesash në prona që cilësohen si “mëkat po t’i lësh”. Të dhënat tregojnë një skemë të organizuar, ku ndërhyrja politike apo mbështetja nga individë të fuqishëm i hap rrugë më pas procedurave ligjore të tjetërsimit, ku siç ka provouar SPAK, pronat regjistroheshin fillimisht në emër të fshatarëve të zonës dhe më pas iu kalonin grupeve kriminale për shfrytëzim.
Në dosjen hetimore të SPAK është evidentuar një bisedë telefonike në datën 17 dhe 25 dhjetor 2020, ku Vullneti bisedon me përdoruesin e PIN-it D787B0 lidhur me një tokë me sipërfaqe rreth 500 dynym, e ndodhur te Kepi (Kepi i Rodonit), për zhvillimin e të cilës një shok i D787B0– së ka folur me “të gjatin” dhe ai i ka dhënë miratimin. Kjo bisedë dyshohet se lidhet me bisedën që Vullneti ka zhvilluar me përdoruesin e SkyECC 7104US, në datën 15 Dhjetor 2020.
Bisedë e datës 17 dhjetor 2020
Vullneti – Si je shoku……. Ti solli certifikatat cuni kujtimit
D787B0– Mir jemi shoku, si jeni ju……. Ma nisi cuni me foto dhe kismet javën që vjen do e takoj të gjatin ky miku per nje pun tjeter dhe do ja prezantoje…
Vullneti – Ca foto don
D787B0– Besoj do kemi përgjigje javën që vjen shoku
Vullneti – Ate pjesen e fundit
D787B0- Mi sollli cuni i kujtim……. Ate ke kepi me solli
Vullneti – Po ate mtha te jepja……. Doje tjeter ti.
D787B0– Ate i kerkova se ate me tha dhe ky miku, te ja propozoj ket tek Kepi dhe pastaj flasim për tjetër
Vujineti – Ok me bo ate esht super po eke te qart ok po se ke shum te qart vi ta shpjegoj un līks
D787B0– E kam te qart shok……. Sa dynym jan total
Vullneti – Ok plus minus 500… Shtyje si pun shok se aty bojm pun dhe ty te respektoj vecant un
D787B0-Pa merak shoku por besoj do na jap drit jeshile
Në datën 25 dhjetor 2020, përdoruesi i SkyECC D787B0, i shkruan Vullnetit se shoku i tij kishte marrë miratimin nga “i gjati” dhe nga java e parë e Janarit do t’i orientojë tek një arkitekt. Vullneti i shkruan se ka edhe 500 Dylymë tokë në qytetin e Durrësit, i përshtatshëm për të ndërtuar kapanone dhe t’i lëshojnë me qira.
D787B0– Shoku ka fol ky robi me ket te gjatin dhe i ka dhen OK … Tani nga java e par e janarit do na orentoj tek nje arkitekt besoj dhe ulemi flasim
Vullneti – Ok shok…Shum mir…po kto miqt e tu e kan me qef
D787B0– Duan te hyjn ne pjes por për kët flasim shoku
Vullneti – Po ti dil rim shok … Dhe folim ta dim ca kërkojn… Renci ka te bohet duhet miku shoku se leja del…
D787B0– Ok shoku vec te na jap emrin e arkitektit
Vullneti – Ok shok hajde ti shtym se esht gjunaf se jan prona tmira
D787B0– Se normal ky jep ok dhe na cakton me ke arkitektin qe do vet dhe ndoshta na cakton atë emren turku.
Vullneti – Kam dhe i ven ndurrës per kapanone te lusin për qera
D787B0– Shum mir
Vullneti – Kam 500 dylim
D787B0-Ok shoku flasim kur te takojm.
