Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Elvis Shkambin autorin e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit në Apel, xhaxhanë e tij Gjon Shkambi dhe Banush Koxhajn punonjës i sigurise ne gjykate.

Seanca është zhvilluar nën drejtimin e gjyqtares Marinela Osmani.

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur dëshminë e punonjësit të gjykatës Banush Koxhaj.

“Në momentin që kaluan në skaner nuk kam qenë mirë më shëndet. Kam njoftuar kancelaren dhe i kam kërkuar pushim. Kam qenë i sëmurë, para se me kaluar palët në skaner, unë kam lajmëruar dhe kancelaren se nuk ndihem, pasi vuaj nga diabeti. Një orë më pas kancelarja më ka dhënë leje për t’u larguar por nuk jam zëvendësuar”, mësohet se ka thënë ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb