Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka komentuar përplasjet mes Sali Berisha dhe ish-deputetit Ervin Salianji, pas deklaratave të forta të bëra së fundmi në distancë.
Duke folur në “Programin e Drekës” në News24 për raportet mes këtyre dy figurave politike, Murrizi tha se në politikë nuk ekziston ndarja “për jetë a vdekje”, duke sjellë si shembull konfliktet e mëparshme brenda Partisë Demokratike dhe aleancat e papritura në politikën shqiptare.
Ai krahasoi gjithashtu raportin mes Edi Rama dhe Ilir Meta përpara bashkëpunimit të tyre politik.
“Nuk ka ‘jetë a vdekje në politikë’. Ça nuk ka thënë Berisha, për Gamoz Pashkon apo Arben Imamin, apo për Pollon, apo për Rulin. Nuk besoj nga historiku 36-vjeçar për deklarata për luftë. Të njëjtën gjë ka bërë dhe Berisha. Po të dëgjosh se ça ka thënë Meta për Ramën, apo dhe Rama për Metën para se të bënin aleancën e Ngjalës, vetëm plumbi mund t’i ndante, se ça nuk thanë. U futën dhe në familje, por qeverisën si kinga.
