Evgjeni Culli, një nga zërat më të veçantë të muzikës shqiptare, pjesë e gjithë trashëgimisë artistike të vendit, ka ndarë një rrëfim ndryshe plot emocion në Vila24.l në News24.
“Pas këngës Vitori u shkëputa nga muzika, nuk më lejuan të ngjitesha në skenë. Dashakeqësia e asaj kohe nuk më lejonte. Por pas viteve ’90 mora veten në dorë dhe, me mbështetjen e ustait Laver Bariu, këndova me të deri ditën që ai ndërroi jetë” është shprehur këngëtarja.

Me një karrierë që përfshin dekada interpretimesh dhe emocione të paharruara, Culli mbetet një nga figurat më të respektuara të muzikës popullore shqiptare, që ruan ende gjallë traditën dhe shpirtin e artit kombëtar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: