Kosova sot mban zgjedhjet e treta parlamentare në më pak se një vit e gjysmë.

Mbi dy milionë qytetarë të Kosovës kanë të drejtë vote më 7 qershor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të organizuara pas dështimit të Kuvendit për zgjedhjen e presidentit.

KQZ ka bërë përditësimin e radhës lidhur me ecurinë e procesit të votimeve.

22.74 për qind e votuesve me të drejtë vote kanë votuar të dielën deri në orën 15:00.

“Deri në orën 15:00, kanë votuar 445,622 votues apo 22.74% nga gjithsej 1,959,962 votues me të drejtë vote.”, njofton KQZ.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: