Në sheshin “Skënderbej” në Tiranë po zhvillohet protesta në mbështetje të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ndodhen në paraburgim në Hagë dhe po përballen me akuza për krime lufte.
Mes pjesëmarrësve ka rënë në sy edhe prania e Ragip Xhakës, babai i dy prej futbollistëve më të njohur shqiptarë, Granit dhe Taulant Xhaka.

Ragip Xhaka është një emër i njohur në diasporën shqiptare, me një jetë të ngarkuar me sakrifica dhe përkushtim ndaj çështjes kombëtare. I përndjekur politik, ish-i burgosur gjatë kohës së regjimit jugosllav, emigrant dhe aktivist, ai ka qenë gjithashtu i angazhuar politikisht në Zvicër në radhët e PDK-së.

