TIRANË- Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal që merrej me shitjen e drogës në kryeqytet. Blutë kanë sekuestruar 1 kilogram e 257.8 gramë kokainë dhe kanë vënë në pranga 7 persona. Burime zyrtare bëjnë me dije se Seksioni i narkotikëve ka finalizuar me sukses operacionin “Seven”, ku në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
• 1 kilogram e 257.8 gramë kokainë.
• 41.4 gramë lëndë narkotike “Kanabis sattiva”
• 12.800 euro.
• 15 telefona celulare.
• 3 automjete.
• 2 peshore elektronike.
Po kështu janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
1. Mikel Mitri, 45 vjeç, banues në Tiranë;
2. Enea Mitri , 23 vjeç, banues në Tiranë;
3. Donjet Zaloshnja, 33 vjeç, banues në Tiranë;
4. Selim Rama, 28 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për disa vepra penale;
5. Aurel Kafeja, 26 vjeç, banues në Tiranë;
6. Indrit Barçi, 26 vjeç, banues në Tiranë;
7. Llazar Buhani, 53 vjeç, banues në Berat.
Finalizimi i këtij operacioni u bë pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ku për shtetasit e lartpërmendur posedoheshin informacione se ushtronin këtë aktivitet të kundraligjshëm.
Nga specialistet kundër narkotikëve është bërë e mundur kapja në flagrancë me një sasi lënde narkotike të dyshuar si “kokainë” dhe “canabis sativa” .
Materialet procedurale i dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Prodhim dhe Shitje të narkotikëve në bashkëpunim”.
(m.k/BalkanWeb)
