Dymbëdhjetë punonjës të Kombeve të Bashkuara në Jemen, të cilët ishin ndaluar nga rebelët Houthi, janë larguar sot me avion nga kryeqyteti Sana, bëri të ditur OKB-ja.
Gjithashtu, tre anëtarë të tjerë të stafit ndërkombëtar të OKB-së në Jemen janë liruar, duke çuar në 15 numrin e personave të liruar.
Ata ishin mbajtur të ndaluar prej disa ditësh në kompleksin e OKB-së në Sana, në të cilin Houthit kishin hyrë me forcë të shtunën.
Megjithatë, sipas deklaratës së OKB-së, 53 punonjës të tjerë të saj vazhdojnë të mbahen në mënyrë arbitrare nga rebelët Houthi, një lëvizje e armatosur pro-iraniane që kontrollon pjesën më të madhe të territorit të Jemenit, një nga vendet më të varfra të Gadishullit Arabik, që prej afro 10 vitesh ndodhet në gjendje lufte.
