Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi gjatë fjalës së tij në foltore para deputeteve, komentoi kërkesën e opozitës për shkarkimin e tij. Ai tha se nuk ka shkelur kushtetutën, por i është bazuar rregullores së Kuvendit.

Peleshi kritikoi opozitën se po keqpërdor Kushtetutën për të goditur rivalët politikë dhe se ka demonstruar mungesë vullneti për t’u angazhuar në sjellje politike.

Niko Peleshi: Para pak javësh ndodhi një ngjarje e rëndë. Një gjyqtar u qëllua për vdekje, nga ai moment u shfaq një ngjarje edhe më e  rëndë. Në rrjete sociale pati një numër jo të vogël reagimet që u solidarizuam e autorin. Mbase pyesni veten ç’lidhje ka kjo me shkarkimin tim. Do zbuloj shkakun e vërtetë të kësaj procedure, që nuk jam unë.

Shkaku që na sjell në këtë procedurë është sjellja antagoniste, jo shkelja e Rregullores apo Kushtetutës.

Kushtetuta po përdoret si gurë mbi kokën e kundërshtarit. Problemi nuk jam unë. Por mungesa e vullnetit për t’u angazhuar në një sjellje politike.

***

PD kërkoi shkarkimin e Peleshit me pretendimin se Kryetari i Kuvendit shkeli Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit gjatë dy seancave plenare atë të datës 16 shtator dhe të datës 18 shtator, kur u votua programi qeverisës dhe përbërja e kabinetit për mandatin e ri.

Ndërsa socialistët nënvizuan se “kërkesa e 36 deputetëve për shkarkimin e Peleshit, nuk plotëson kushtin substancial, pasi jo vetëm që nuk ka shkelje Kushtetuese, por nuk provohet asnjë shkelje për sa pretendohet në kërkesë”.

“Kryetari i Kuvendit ka zbatuar me përpikëri të gjitha përgjegjësitë e tij kushtetuese dhe ligjore në drejtimin e seancës plenare”, thuhet në raport.

Raporti u lexua nga deputeti i PS, Damian Gjiknuri i cili në përmbyllje të fjalës së tij, kërkoi rrëzimin e kërkesës së PD-së dhe mbështetjen për Kryetarin e Kuvendit Niko Peleshin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb