Pamjet që shihni tregojnë momentet e tensionit në protestën pranë Kuvendit.
Tensionet janë regjistruar pranë rrugës së Elbasanit, ku policia u përplas me qytetarët, ndërsa disa protestues janë shoqëruar.
Siç shihet nga pamjet, ka prani të madhe të forcave policore, të cilat kanë ndërhyrë, duke marrë disa prej protestuesve dhe i kanë futur ata në furgonat e policisë. Protesta ka nisur që prej orës 9:30.
