Komisioni Europian ka prezantuar progres-raportin vjetor për Shqipërinë. BalkanWeb siguron progres-raportin e BE, ku përmendet edhe sulmi i bërë ndaj News24 në muajin gusht, nga autoritetet shtetërore.

Në raportin e Brukselit dënohet sulmi dhe përfshirja e ushtrisë në ndalimin e gazetarëve të Focus Media News, që të hynin në redaksi e të kishin akses në mjetet e tyre të punës.

“U ngritën shqetësime për ligjshmërinë dhe procedurat e ndjekura nga autoritetet në parandalimin e aksesit të gazetarëve nga katër media në ambientet që ata përdornin. Në gusht 2025, një gjykatë e shkallës së parë vlerësoi se masat kufizuese ndaj gazetarëve gjatë dëbimit të një konsorciumi mediatik nga ambientet shtetërore nuk ishin proporcionale dhe ishin në kundërshtim me Kushtetutën dhe nenin 10 të ECHR, që lidhet me lirinë e shprehjes. Gjykata nuk hyri në thelbin e mosmarrëveshjes mbi pronësinë, por urdhëroi kthimin e pajisjeve dhe dokumenteve te gazetarët”, thuhet në dokument.

 

281bd733 1df8 444e A5ca 155650ca073d
281bd733 1df8 444e A5ca 155650ca073d

Raporti thekson gjithashtu se Shqipëria ka patur përparim të kufizuar sa i takon lirisë së shprehjes dhe pavarësisë së medias, duke nënvizuar shqetësim në lidhje me ligjshmërinë dhe procesin e rregullt të vëzhguar gjatë dëbimit nga autoritetet të medias nga zyrat ku ushtronte aktivitetin.

“Shqipëria ka pasur një nivel të moderuar përgatitjeje në fushën e lirisë së shprehjes dhe ka bërë përparim të kufizuar gjatë periudhës së raportimit. Situata mbetet kryesisht e pandryshuar, me pavarësinë dhe pluralizmin e medias që vazhdojnë të preken nga mbivendosja e interesave të biznesit dhe politikës, mungesa e transparencës së burimeve të financimit, përqendrimi i lartë i pronësisë së medias, frikësimi dhe kushtet e pasigurta të punës për gazetarët. Megjithatë shqetësime u ngritën në lidhje me ligjshmërinë dhe procesin e rregullt të vëzhguar gjatë dëbimit nga autoritetet të një medie nga zyrat publike që ajo zinte.”

Screenshot 263
Screenshot 263

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb