Dosja penale ndaj Domart Konjarit, një prej personave më të kërkuar nga drejtësia shqiptare, do të rigjykohet sërish në Apelin e Posaçëm, me një trupë të re gjykuese.

Ky vendim vjen pasi Gjykata e Lartë, një ditë më parë, prishi vendimin e shkallës së dytë, me të cilin Konjari ishte dënuar në mungesë me 15 vite burg.

Më 7 tetor 2021, Konjari ishte shpallur fajtor me vendim të formës së prerë për disa akuza të rënda, përfshirë:

“Krijim, organizim dhe drejtim të organizatës kriminale”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave” si dhe “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Sipas SPAK, Konjari dyshohet se ka qenë i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe heroinës nga Amerika Latine drejt Europës, kryesisht në Francë.

Po ashtu ai është i akuzuari kryesor për ekzekutimin e Devi Kasmit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: