Milan bën “vetëvrasje” në Tardini, teksa barazon 2-2 me Parmën. Edhe pse kuqezinjtë shënuan dy herë me Saelemakers dhe Leao, por gjithsesi, nuk ia dolën që të marrin pikët e plota nga kjo transfertë.

Bernabe ngushtoi shifrat në fundin e pjesës së parë, duke rikthyer besimin te vendasit.

Parma barazoi me Del Praton dhe mbrojti me fanatizëm rezultatin deri në fund.Ekipi i Max Allegrit renditet në vendin e dytë me 22 pikë. Takimi i radhës është ndaj Interit, menjëherë pas pushimit të kombëtareve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb