Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti nga protesta e opozitës, akuzoi qeverinë për keqpërdorime të shumta financiare, ndërsa u ndal te skandalet e zv.kryeministres Balluku.
“50 milionë euro vodhi Belinda Balluku vetëm me një firmë në Tunelin e Llogarisë. 80 milionë euro me dy TEC-et lundruese dhe 180 milionë euro me tenderin e blerjes dhe shitjes së energjisë. Këto nuk janë thjesht shifra, janë ditë jete të marra qytetarëve. Këto janë e ardhmja e vjedhur e fëmijëve tanë dhe mundësitë e shkatërruara,” deklaroi Hoti.
Ajo shtoi se protesta ka vlerë, sepse “fjala ka vlerë dhe bashkimi ka vlerë”, dhe theksoi se angazhimi i opozitës nuk është vetëm për politikë: “Jemi këtu për Shqipërinë që meriton të jetojë e jo të mbijetojë, për të krijuar një kontratë shprese dhe dinjiteti me popullin shqiptar.”.
