Vijojnë ende reshjet e shiut, që kanë paraqitur problematika në disa zona në vend.

Në Bashkinë e Fushë Arrëzit raportohet për shkarje dherash, gurësh dhe vërshime uji në rrugët rurale, duke vështirësuar qarkullimin. Gjithashtu ka ndërprerje të shkurtra të energjisë elektrike në disa fshatra.

Problemtika paraqiten edhe në Bashkinë Pukë, ku raportohet për dëmtime në disa rrugë rurale në Njad Gjegjan dhe Luf-Qerret, rrëshqitje trupash rrugë dhe shembje skarpatash.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb