Për herë të parë, në Katedralen Ortodokse “ngjallja e krishtit” në Tiranë, u mbajt një meshë për flamurin kombëtar në ditën e pavarësisë. Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e tij, Joani, iu lut Zotit ta bekojë flamurin shqiptar.

Në predikimin e tij, Kryepeshkopi Joan preku plagën e shpopullimit që e kërcënon sot vendin tonë. Ai bëri thirrje që të gjithë të punojnë për ta bërë vendin më të begatë, në mënyrë që emigracioni masiv të ndalet.

Dhoksologjia e flamurit kombëtar, është rit fetar i mbajtur për herë të parë më 28 Nëntor të vitit 1920 nga Fan Noli. Ky rit u rikthye për herë të parë pas rënies së komunizmit në vitin 1998 në Korçë, në kohën kur Joani shërbeu si mitropolit, ndërsa këtë vit, u mbajt për herë të parë në Katedralen e Tiranës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: