Zv.kryetari i Komisionit të Sigurisë dhe njëherazi deputeti demokrat, Klevis Balliu ka reaguar pas atentatit të ndodhur në Elbasan, duke e cilësuar situatën e rendit publik si të paprecedent.

Balliu thotë se vetëm në dy javë vendi është tronditur nga tre atentate mafioze, duke nisur me ngjarjen e rëndë në aeroport, e cila sipas tij ekspozoi depërtimin e krimit të organizuar në strukturat shtetërore.

Ngjarja në Lushnje dhe atentati i sotëm në Elbasan, shton ai, tregojnë “kolapsin e plotë të rendit dhe sigurisë publike”.

Në reagimin e tij, Balliu thekson se kartelët veprojnë me siguri të plotë sepse gjejnë “garanci politike nga qeveria aktuale”, të cilën e cilëson si “qeverinë e tyre, të ngritur dhe të mbajtur me mbështetjen e botës së krimit”.

“Jeta e qytetarëve është bërë e pasigurt, sepse pushteti i Edi Ramës është shndërruar në mburojën kryesore të kartelëve”, deklaron Balliu.

Sipas tij, vendi ndodhet sot përballë një realiteti të rrezikshëm ku aleancat e errëta mes qeverisë dhe grupeve kriminale po minojnë themelet e sigurisë kombëtare.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: