Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka folur për marrëveshjen e paqes për Ukrainën, duke u ndalur tek rëndësia e takimeve mes delegacionëve amerikanë dhe ukrainas.
Meloni përsëriti rëndësinë e unitetit mes partnerëve evropianë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë.
Ndërkohë nesër pritet që Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelenssky të zhvillojë një vizitë në Romë.
“Ka gjëra që nuk mund t’i menaxhojmë pa amerikanët dhe gjëra që nuk mund t’i menaxhojmë pa Evropën”, ka thënë më herët presidenti Zelensky.
