Për analistin Mentor Kikia, ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, duhet të shpallë sa më shpejt publikisht kandidaturën për kryetar të PD.

I ftuar në “Studio 24”, Kikia tha se me Berishën konkurrohet duke krijuar një platformë dhe duke shpallur kandidaturën që tani.

“Shpalle. Garo me Berishën. Le të humbet, vazhdo prapë garën. Në PD nuk ka pasur asnjëherë të vetme garë. Kanë garuar me Berishën sa për formë”, u shpreh Kikia.

Mentor Kikia: Zoti Salianji do duhet të jetë më politikisht korrekt. Çfarë kuptohet me reformimi. Del Berisha dhe thotë hapni partinë. Reformimi duhet të fillojë nga kreu.

Troç largimi i lidershipit. Është gjë shumë e ngurtë statuti. Si qytetar statuti është kushtetutë e brendshme. Si qytetar dua të shoh më shumë përgjegjësi.

Lidershipi duhet të kishte bërë mënjanë me kohë. Teksa flitet për rinovim Berisha duhet të largohet nga karrigia e kryetarit bashkë me shpurën e tij.

Ajo që po ndodh është një gjë e mirë. Çfarë doni të arrini në këto takime? Ata që janë në atë sallë e dinë shumë herë më shumë se Salianji se çdo të thotë 16 vjet në opozitë. Janë hequr nga puna po sakrifikojnë. Për të mbështetur partinë.

Pra çfarë duan të arrijnë me këtë lëvizje. Nëse do duhet të shkohet deri në fund që Berisha të largohet. Nuk largohet duke takuar njerëz në bazë. Se ai takon më shumë.

Salianji e shikoj të krijojë marrëdhënie armiqësore me pjesën tjetër të PD. edhe dhe e shikoja Salianjin në tubim si të vetmuar. Nëse vazhdohet kështu për dy muaj nuk do i hapin derën e PD-së. Për të krijuar armiqësi Berisha është i pakonkurrueshëm në këtë vend.

Me Berishën konkurrohet duke krijuar një platformë  duke shpallur kandidaturën që tani. Shpalle. Garo me Berishën. Le të humbet, vazhdo prapë garën. Në PD nuk ka pasur asnjëherë të vetme garë. Kanë garuar me Berishën sa për formë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb