Ish-zv/kryeministrja, Belinda Balluku është shfaqur sot në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste në Tiranë. Dy ditë më parë, ish-kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali akuzoi se ajo dhe familjarë të saj janë shantazhuar nga Belinda Balluku përmes drejtorëve të emëruar prej kësaj të fundit.

Balluku, e cila mban edhe detyrën e drejtueses politike të PS-së në qarkun e Fierit, paradoksalisht mori pjesë në takimin me strukturat socialiste të kryeqytetit, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama i cili mbajti edhe një fjalë të gjatë.

Balluku Asambleja E Ps
Balluku Asambleja E Ps

Ditët e fundit, PS është trazuar nga përplasjet e brendshme. Të shtunën e kaluar kryeministri Edi Rama propozoi përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga strukturat drejtuese, por Asambleja socialiste nuk e hodhi në votim.

Ndërsa sot gjatë takimit me strukturat e PS-së në Tiranë, Rama i quajti “të përjashtuar nga shtëpia jonë”, Spiropalin dhe Ndrecën.

Për Erion Veliajn, i cili u largua nga drejtues politik në Tiranë, por që është pjesë e PS dhe nuk u përjashtua, Rama përcolli sërish mesazhe kërcënuese nëse ai do të vijojnë “luftën” nga burgu.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb