Studentë, qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile vijojnë rezistencën e tyre para Ministrisë së Arsimit, ndërsa janë përfshirë në debate me punonjësit e Policisë, të cilët nuk i lejojnë të bllokojnë rrugën e Durrësit.
Siç shihet edhe nga pamjet LIVE të transmetuara nga News24, forca të shumta policie kanë ndërhyrë për të penguar bllokimin e rrugës, duke i shtyrë protestuesit të qëndrojnë në trotuar.
Kujtojmë se prej muajsh vendi është përfshirë nga protesta masive kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ku kërkesa kryesore e protestuesve vijon të jetë dorëheqja e tij.
