Analisti dhe gazetari Agim Baçi, komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese që riktheu në detyrë Belinda Ballukun. Ai tha se më këtë rast, Rama theu mitin, ndërsa mbrojti vartësen e tij. I ftuar në programin e drekës në News24, Baçi theksoi se qeveria nuk zbaton vendimet e gjykatave.

“Qytetarët ndoshta prisnin një vendim të prerë. Halli ose problemi i shqiptarëve është; ore këto akuza penale që ka bërë SPAK, a janë të vërteta? Po nëse gjykata fakton se akuzat e SPAK janë të vërteta? Me cilin moral do dalim para SPAK-ut? E keqja e këtij vendi ka ardhur kur qeveria nuk zbaton vendimet e gjykatave, siç ishte rasti i Xhaçkës. Ishte një presion i hapur, i fortë. Pse duhet të mendojmë të kundërtën e kësaj gjëje, se Rama ka bërë presion me deklaratat. Kryeministri ka të rëndësishme procedurën dhe nuk shqetësohet nëse këto para janë zhdukur nga zëvendësja e tij. Kryeministri nuk ka komentuar asnjëherë ato akuza. Me rastin e zonjës Balluku, Rama theu dhe mitin e vendosur.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: