Të jesh djali i Carlo Ancelottit mund të mos mjaftojë për të qenë i suksesshëm, apo të shmangësh shkarkimin. Nuk ka zgjatur shumë aventura e Davide Ancelottit si trajner i parë. Për herë të parë, Davide vendosi të ndahej nga babai i tij, duke marrë drejtimin e Botafogo-s.
Që nga zbarkimi i tij në Rio da Janerio, kishte shumë dyshime mbi Davide Ancelotti-n, por pas vetëm 5 muajsh ekipi brazilian ka vendosur të ndërpres bashkëpunimin, kjo pasi Davide dështoi të mbronte titullin në Brazil, ndërsa zhgënjeu edhe në Copa Libertadores.
Botafogo e mbylli sezonin e rregull në Brazil në vendin e 7-të, 16 pikë larg Flamengos kampione. Klubi brazilian bëri publike shkarkimin e tij me anë të një njoftimi në rrjetet sociale.
