Endrit Shabani betohet si Avokat i Popullit, ndërsa hyn në Kuvend pritet me fërshëllima.
Kaos, përleshje e tymuese. Kjo ishte panorama e seancës së sotme plenare në Kuvend. Që në nisje deputetë të opozitës, bllokuan Foltoren dhe zunë karriget e ministrave.
Endrit Shabani është betuar mes kaosit, ndërsa drejtuar opozitës “i ka dhënë edhe një puthje”.
Nuk kanë munguar akuzat e kritikat nga opozita. Kreu i PD Sali Berisha ka kërkuar që Belinda Balluku dhe Ergys Agasi të dorëzohet.
