Në studion e emisionit ‘Me Zemër të Hapur’ në News24 të moderatores dhe autores së emisionin Evis Ahmeti u trajtua historia që prek zemrën dhe trondit ndërgjegjen e çdo familjeje. Një 70-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, me zemër të plagosur, gjeti guximin për të folur. Ajo kërkoi të tregonte historinë e saj, një histori për dhimbjen që nuk shihet dhe për padrejtësinë që shpesh mbulohet me heshtje.
Prej më shumë se tre vitesh, e moshuara jeton larg bashkëshortit dhe fëmijëve të saj. Larg shtëpisë, larg zërit të familjes… dhe, siç thotë ajo, larg respektit që një nënë meriton. Edhe pse familja e saj jeton në Itali, as distanca nuk e ka shuar konfliktin që sipas saj i ka rënduar jetën dhe dinjitetin.
Përkundrazi, thashethemet, fjalët e rënda, akuzat e paqena dhe dhuna nga fëmijët e saj e kanë ndjekur kudo, duke e lënë të ndjehet e ulur në sytë e të njohurve, e poshtëruar, e vetmuar. Ajo tha se fëmijët e saj e dhunonin, ndërkohë që i bir tha nëna e tij ishte xheloze për nusen e tij. Për më tepër ndiqni rrëfimin.
