Nuk arritëm të vinim në jetë një mrekulli të vërtetë, me Shqipërinë që ngeci në fazën “play-off”, por për Armand Dukën, ky ishte një edicion pozitiv. Jo vetëm kualifikueset e Botëror, për kreun e FSHF-së, me Sylvinho-n në stol, Shqipëria ka zhvilluar dy kualifikuese të shkëlqyera, më të mirat në historinë e futbollit shqiptar. Në konferencë për shtyp, i pyetur në lidhje me të ardhmen e Sylvinho-s, Duka zbuloi se mbetet në pritje të një përgjigje nga ana e trajnerit, por e sigurt është se vendimi final do të merret përpara ndeshjeve miqësore në muajin qershor:

“Ne prisnim më shumë, meritonim më shumë, për atë që dhamë më fushë, në Poloni. Në tërësi ka qenë një edicion pozitiv, por ka pasur edhe ndeshje që nuk kanë qenë në pritshmëritë tona. Që në fillim, objektivi ynë ka qenë vendi i dytë në Grup. Të dyja kualifikueset me Sylvinhon kanë qenë me të mirat në histori, vendi i parë në grup, në kualifikueset e Evropianit dhe vendi i dytë në kualifikueset e Botërorit. Unë kam biseduar me Sylvinho-n, direkt pas ndeshjes miqësore me Ukrainën. E kam pyetur si e ndjen veten, e udhëheq dot më këtë ekip apo jo? Trajneri mu përgjigj, si e mendon ti? Ai do të marrë kohën e tij për të dhënë një përgjigje. Ne më pas do t’i ofrojmë një kontratë të re. Por këtë vendim do ta marrim përpara ndeshjeve miqësore të qershorit.

Ideja për një trajner shqiptar? Kam menduar një herë për t’i besuar stolin e ekipit përfaqësues një trajneri shqiptar, Besnik Hasit, por në fund përpara se të firmosnim Besniku u tërhoq, u shpreh Duka.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: