Nëpërmjet një deklarate për mediat Sokol Sadushi ka bërë këtë të hënë bilancin e Gjykatës së Lartë për vitin 2025. Ai u shpreh kritik sa i përket reformës së drejtësisë duke thënë se sipas tij nuk po funksionon siç duhet.
Reforma tha Sadushi duhet të zbatohet me sa më pak dëme. Pjesa më kritike , shtoi ai mbeten afatet e gjykimit të çështjes si edhe administrimi i sistemit.
“Të jemi kritik, pasi pjesa më delikate e reformës është gjykimi i çështjes brenda afateve. Pjesa më e dobët e reformës është administrimi i sistemit”, nënvizoi Sadushi.
Në vijim të fjalës së tij, Sadushi nënvizoi se shqetësim është fakti që rekurset ende nuk bëhen në formatin që kërkon ligji.
Pjesa më problematike e reformës në drejtësi është gjykimi në kohë i çështjes dhe kjo vjen për shkak të numrit të pakët të gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit përkatës. Kolegji Civil është në situatë më kritike. Ju nuk e imagjinoni dot në çfarë kushtesh punon një gjyqtar. Flas për gjyqtarin e Gjykatës së lartë dhe nuk lë pa përmendur gjyqtarin e gjykatës së shkallës së parë dhe të Apelit. Gjyqtarët nuk po vegjetojnë, por çfarë duhet të bëjë një gjyqtar kur jep 425 vendime në ditë. Angazhimi ekziston, por kjo kohë është e tillë sepse është bërë maksimumi i mundshëm. Kjo thirrje që unë bëj është edhe për legjislativin dhe ekzekutivin. Numri i gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit problematik, dhe nëse nuk shihet me seriozitet situata do jetë më e rëndë”, tha ai.
I ndalur te Kodi Penal, ai tha se ka nevojë për një diskutim shumë më të gjera, pasi është akti më i rëndësishëm pas Kushtetueses
“Për Kodin Penal ka nevojë për një diskutim shumë të gjerë. Është akti themeltar më i rëndësishëm pas Kushtetueses dhe për këtë arsye duhet të ketë një diskutim më të gjerë”, tha ai.
