Mjeku gastroherpatolog Gerald Kola ishte i ftuar në “Koha për t’u zgjuar” me Klevis Mukën në News24, ku foli në lidhje me problematikat me tretjen dhe peshën me të cilat hasemi pas festive të fundvitit, kur edhe kujdesi ndaj ushqimit është më i paktë.

I u vuri theksin në fastin, apo agjërimin si një nga mënyrat më të mira për të kontrolluar peshën dhe për të ndihmuar organizimin.

“Kam parë njerëz që për një javë kanë shtuar 10 kilogram. Në festat e fundvitit normalisht që shtohet peshë, 95 përqind e popullatës kur han me shumicë do të shtojë kilogramë,. Përjjashto9hen ata me metabolizëm të mirë.
Duhet të hamë ngadalë sepse kështu i jep kohë trupit të njohë ushqimin që po ha.
Duhet gjithashtu të racionalizojmë ushqimin që konsumojmë.
Ushqimi nuk duhet të jetë burimi i kënaqësisë, kënaqësinë duhet ta gjejmë në rrugë të tjera. Ushqimi është thjeshtë një mjet për mbijetesë, të kemi energji që të mbijetojmë si organizëm
Agjërimi është forma më e mirë e kontrollit të peshës. Agjërimi është minimumi 12 orë.
Në kohët e shpellave njerëzit mund të hanin edhe në një herë në 2 apo tre ditë sepse ushqimi duhet të gjendej në natyrë, ndërsa sot ushqimin e kemi të gatshëm dhe të aksesueshëm kudo dhe kurdo herë.
E pamundur për trupin që të shpërbëjë një sasi të tillë ushqimi, për një popullatë që shumica ka një jetë jo aktive. Edhe punën sot shumica e kemi jo fizike”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb