Policia ka arrestuar një 40-vjeçar, autor i ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, ku një market bnë Yzberisht u grabit.
Blutë bëjnë dije se punonjësja e marketit u plagos me thikë nga autori , i cili kishte edhe precedentë të mëparshëm penalë për vjedhje me dhunë.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të veprimeve intensive hetimore të kryera për zbardhjen e vjedhjes së kryer dje, në kërcënimin e thikës, në një market në Yzberisht, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “Intervent”.
Si rezultat i operacionit u identifikua, u kap në Rrugën e Qelqit dhe u vu në pranga autori i dyshuar i vjedhjes, shtetasi E. T.(T), 40 vjeç, banues në Tiranë.
Punonjësja e marketit që u dëmtua në dorë, nga thika që mbante autori, në tentativë për ta ndaluar atë, mori mjekim dhe u largua nga spitali.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
