Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë drejt drejtuesve të PD-së, Sali Berishës dhe Flamur Nokës, duke i ftuar të hapin hapësirat për demokratët që, sipas tij, janë gati për përballje me qeverinë.
Gjatë fjalës së tij, Salianji theksoi se Partia Demokratike duhet t’u gjejë vend të gjithëve brenda strukturave të saj dhe hodhi poshtë pretendimet se mungojnë njerëzit në sallat e takimeve.
“Ne duhet t’i gjejmë gjithsëcilit pozicionin në PD dhe nëse qajnë se nuk ka njerëz në salla, hapni krahun miq se ja ku janë demokratët dhe ta marrin përpara Qeverinë. Po kur na thonë
dhe i keni dëgjuar se ne demokratët mijëra në të gjithë Shqipërinë nuk jemi në kohën e duhur. Po, jemi të vonuar. Se janë 13 vjet që vetëm humbim dhe nuk reagojmë por demokratët nuk e mbajnë kokën ulur, nuk janë mësuar ta mbajnë kokën ulur, demokratët duhet ta mbajnë kokën lart. Kemi 500 mijë mbështes, por sot kanë shkuar më shumë. Disa thonë se kanë frikë nga regjimi, por demokratët nuk kanë frikë. Sallat mbushen plotë. Ska interes më të madh për mua se rrëzimi i Ramës. Jam rritur në këtë parti. Ska inertes më të madh se rrëzimi i Ramës dhe unë jua di të gjitha problemet. Po si mundet të thuhet që qenka problem për PD, unë dhe ju që e kemi mundur Ramën dhe jo këta që i dërrmon Rama në çdo palë zgjedhje. Mendoj se PD e ka ende forcën për të fituar zgjedhje. Ne kemi gjetur mekanizmin se si ta rrëzojmë një orë e më parë Edi Ramën. Duhet të ndërtojmë një retorikë tjetër. Askush nuk frymëzohet dhe si duhet politika nëse nuk i shërben njerëzve. Prania juaj më emocionon se ka ende shqiptarë, dhe demokratë që nuk dorëzohen. Ka demokratë që nuk e pranojnë këtë degradim.”, tha ai.
