Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, ka paralajmëruar se vendi i tij do të mbrohet nga “ndërhyrjet e së keqes dhe të huaja”, pas komenteve të fundit të Donald Trump, i cili u bëri thirrje civilëve të “vazhdojnë të protestojnë” .

Gjatë orëve të fundit, Araqchi ka postuar në kanalin e tij Telegram rreth bisedave të ndryshme telefonike që ka zhvilluar me zyrtarë dhe ministra turq, të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe francezë.

Në telefonatën e tij me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, ministria e jashtme e Iranit tha se Araqchi foli për trazirat në Iran dhe “theksoi se qetësia ka mbizotëruar”.

“Duke iu referuar deklaratave provokuese të zyrtarëve amerikanë, të cilat konsiderohen ndërhyrje e hapur në punët e brendshme të Iranit, Araghchi theksoi vendosmërinë e popullit iranian për të mbrojtur sovranitetin kombëtar dhe sigurinë e vendit kundër çdo të keqeje dhe ndërhyrjeje të huaj”, thuhet në postimin në Telegram.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb