Dinamo është fituese e Kupës së Shqipërisë. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja triumfoi 3-2, në finalen e luajtur ndaj Egnatias. Në “Air Albania”, sfida nisi me ritëm të lartë. Një dëmtim i rëndë i portierit dinamovit Teqja ndërpreu përkohësisht takimin, sakaq Bakajoko u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë rrogozhinasit me një lojtar më pak.
Dinamo shfrytëzoi në maksimum superioritetin numerik dhe kaloi në avantazh, me anë të Malomos.
Për të dytin mendoi Bregu, i cili me një eurogol dërgoi në festë tifozërinë.
Në pjesën e dytë, Malomo u ndëshkua me karton të kuq, me numrin e lojtarëve që u barazua në fushë. Buriç ngushtoi shifrat por vetëm kaq, pasi goli i Mustafa “vulosi” një herë e mirë shifrat.
Në fund të sfidës, një gol i Adjesa për Egnatian shërbeu vetëm për statistikë.
Feston Dinamo në fund, për blutë, ky është suksesi i dytë radhazi në Kupë dhe i 15-ti në historinë e klubit.
