Arabia Saudite në koordinimin me Omanin e Katarin i kanë kërkuar Shteteve të Bashkuara të shmangin një sulm ushtarak kundër Iranit.

Ata kanë paralajmëruar se një veprim i tillë mund të shkaktojë destabilizim serioz ekonomik dhe politik në të gjithë Lindjen e Mesme.

Arabia Saudite në koordinim me Omanin dhe Katarin, sipas mediave ndërkombëtare ka filluar kontaktet me administratën amerikane pasi Shtëpia e Bardhë paralajmëroi vendet në rajon të përgatiten për veprime të mundshme ushtarake kundër Teheranit.

Sipas Wall Street Journal, zyrtarët e Gjirit theksojnë se çdo përpjekje ushtarake për të përmbysur qeverinë iraniane mund të prishë seriozisht dërgesat globale të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit, përmes së cilës kalon rreth 20% e furnizimit botëror me naftë bruto.

Në të njëjtën kohë, ata shprehin frikën e reagimeve të brendshme, humbjeve ekonomike dhe hakmarrjes së mundshme në rast të ndërhyrjes ushtarake amerikane.

Gjithashtu njoftohet se Arabia Saudite do ta ketë hapësirën e saj ajrore të mbyllur për SHBA-në në rast të një sulmi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb