Aksident në aksin Cërrik–Elbasan. Mësohet se janë përplasur tre automjete, për pasojë tre persona janë lënduar.

NJOFTIMI I POLICISE
Në aksin rrugor “Cërrik–Elbasan” janë përplasur tre automjete, me drejtues shtetasit A. M., 42 vjeç, E. E., 21 vjeç dhe K. H., 25 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi K. H., si dhe dy pasagjerë që udhëtonin në automjetet me drejtues shtetasin K. H. dhe E. E., të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: