Pas lajmit të transmetuar në News 24 dhe BalkanWeb për rrugën e fshatit që lidh zonën e Matit me Rrugën e Arbrit, ndërhyri kompania “Gjoka” për riparimin e saj.

Kjo rrugë kishte pësuar çarje në karrexhatë, duke u kthyer në burim rreziku për drejtuesit e mjeteve.

Burime nga kompania bëjnë me dije se do të ndërtohen mure mbrojtëse në të dy anët e segmentit të dëmtuar, me qëllim garantimin e sigurisë dhe parandalimin e shembjeve të mëtejshme.

Ndërkohë, drejtuesit e mjeteve këshillohen të lëvizin me kujdes, pasi njëra korsi e rrugës është e zënë për shkak të punimeve që po kryhen nga firma “Gjoka

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb