Prokuroria e Posaçme (SPAK), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka ndërmarrë një aksion për goditjen e një grupi kriminal të dyshuar për kontrabandimin e emigrantëve të paligjshëm.
Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.
Në kuadër të këtij operacioni janë lëshuar pesë urdhër-arreste për persona që dyshohet se janë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Priten detaje të tjera lidhur me operacionin, personat e përfshirë dhe hetimet e zhvilluara nga SPAK.
