Kreu i Grupit Parlamentar të partisë së Lirisë deklaroi sot në foltoren e Kuvendit se prania e zv/kryeministres Belinda Balluku në Kuvend, e cila është marrë e pandehur nga SPAK, është një provokim nga ana e mazhorancës.

Blushi e  cilësoi turp sjelljen e mazhorancës dhe kryeparlamentarit Niko Peleshi për të mos e kaluar në votim heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut dhe mosdorëzimin e saj para drejtësisë.

Duke folur në emër të grupit të tij nga foltorja ku ndodhej bashkë me deputetët opozitarë, ai kërkoi dërgimin e Ballukut para drejtësisë, ndërsa tha se “balta dhe flaka” do i bjerë mazhorancës me turpin që po bënin dhe provokimin në Kuvend, duke sjellë ministren në sallë.

“Kjo që po bëni sot është një provokim, jo ndaj opozitës, por ndaj të gjithë qytetarëve shqiptarë. Nuk mund të bëheni mburojë e korrupsionit. Ju Niko jeni damkosur sot pas Ramës, si provokatori më i madh. Flaka do bjerë edhe mbi ju. Prania e Ballukut që nuk është gjë tjetër veçse mafioze, kini vullnetin t’ia dorëzoni drejtësisë, të mos bëheni mburojë. Turpi juaj, turp”, tha Blushi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb