Vajza e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, Ivanka Trump, e cila ndodhet për një vizitë në Vlorë, është shfaqur në zonën e Zvërnecit, atje ku do të marrë jetë dhe një nga projektet gjigante në fushën e turizmit të bashkëshortit të saj, Jared Kushner.
Operatori Marius Seiti ka siguruar për BalkanWeb pamje ku Ivanka shfaqet buzë detit në Zvërnec, duke parë nga afër zonën, ndërsa diçka flet me bashkëpunëtorët e saj.
Ivanka Trump mbërriti sot në Vlorë, ku zhvilloi një takim me studio arkitekturore për të diskutuar mënyrën e realizimit të projektit dhe investimin në ishullin e Sazanit dhe bregdetin e Zvërnecit.
Burimet bëjnë me dije se nuk do të zhvillohet ndonjë takim me përfaqësues të pushtetit lokal.
