Dëshira e fortë për të shijuar Premier League shtyn Anis Mehmetin të largohej nga Bristol City, në të njëjtën kohë shtyn edhe Ipswich Town të investonte 3 milionë euro për të blerë një lojtar që ishte futur në vitin që i përfundonte kontrata. Aktualisht, Ipswich renditet në vendin e 3-të duke qenë shumë pranë këtij objektivi dhe Mehmeti shihet si një blerje e rëndësishme për t’u rikthyer në Premier League pasi është një lojtar ka realizuar 8 gola dhe ka dhuruar 6 asiste me Bristol City.
Mehmeti firmosi një kontratë të vlefshme deri në 2029 ndërsa do të mbajë të veshur fanellën me numrin 33-të. Në intervistën e tij të parë si lojtar i Ipswich Town, Mehmeti theksoi se dëshira për të luajtur në Premier League ishte përcaktues në këtë transferim:
“Jam shumë i emocionuar që kam nënshkruar me Ipswich. Çdo gjë që klubi po përpiqet të arrijë përputhet me ambiciet e mia dhe kjo flet vetë. Tifozët janë të mrekullueshëm dhe mezi pres të luaj para tyre. Jam një lojtar i uritur me dëshirë për të fituar dhe dua të shënoj gola, të asistoj dhe të bëj gjithçka që mundem për të ndihmuar ekipin. Të gjithë e dinë se ambicia është të ngjitemi përsëri në Premier League dhe unë jam këtu për të na ndihmuar ta arrijmë këtë, u shpreh ndër të tjera Anis Mehmeti.
