Investigimi i “Le Iene” ka zbuluar detaje nga hetimi që çoi në zbërthimin e grupit të call centerave që mashtruan europianët, me shifra të frikshme që shkonin deri në 20-30mln euro në muaj.
Emisioni kishte infiltruar një operator i cili është instruktuar nga meaxheri i call centerit, për mënyrën se si do të veprohej për të futur në “çark” klientët. Ai I ka shpjeguar se në zyrë ka operatorë që merren me klientë italianë, gjermanë, spanjollë dhe francezë.
Karlo e instrukton të infiltruarin se duhet që fillimisht të zgjedhë një emër “arti” dhe se identiteti i tij i vërtetë nuk duhet kurrsesi të mësohet nga personat që do të futen në kurth.
“Fillimisht bëji të mendojë se kanë fituar 20-30 euro në ditë, nuk do të të besojnë nëse i tregon direkt 1 mijë ose 2 mijë euro, duhet të krijosh empati”, dëgjohet të thotë ai në një nga regjistrimet.
Ndërkohë në momentin e arrestimit,. Aty ku u kuptua që gjithçka ishte pastruar në detaje dhe operacioni ishte dekonspiruar, Karlo nuk ka pranuar të bashkëpunojë me agjentët e BKH si dhe ka mohuar të ketë dijeni mbi gjithçka ka ndodhur, megjithëse nga investigimi shihet qartë roli i tij në grup.
