Franca ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte i cili u shpreh se se Evropa nuk mund të mbrohet pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.

Përgjigja e Ministrit të Jashtëm Francez, Jean-Noel Barrot ishte e menjëhershme dhe e prerë duke thënë se evropianët mund dhe duhet të marrin përsipër sigurinë e tyre.

“Jo, i dashur Marc Rutte. Evropianët mund dhe duhet të marrin përsipër sigurinë e tyre. Edhe SHBA-të janë dakord. Kjo është shtylla evropiane e NATO-s”, tha ai.

Kundërshtimi i Francës ndaj deklaratave të Rutte u përforcua nga zyrtarë të tjerë, si Muriel Domenac, një ish-ambasador francez në NATO, e cila i tha në një reagim në platformën X se strategjia e forcimit të sigurisë evropiane përmes garancisë amerikane është e vjetëruar dhe i dërgon mesazhin e gabuar Rusisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb