Zvarritja e procesit për imunitetit të Ballukut, a po shkon mazhoranca në djegien e skenarit të afatit 3 mujor që i duhet parlamentit kohë për të shqyrtuar kërkesë e SPAK

Kreu i PD Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama nuk pranon t’i heqë imunitetin Ballukut sepse sipas tij është vetë i përlyer në atë dosje.

Më tej Berisha theksoi se gjithçka është e qartë dhe se edhe qytetarët tashmë e dinë se gjithçka tek AKSHI është familja Rama, Linda Rama, Armand Frangu dhe vetë kryeministri.

Pjesë nga deklarata:

Pyetje: Zvarritja e procesit për imunitetit të Ballukut, a po shkon mazhoranca në djegien e skenarit të afatit 3 mujor që i duhet parlamentit kohë për të shqyrtuar kërkesë e SPAK

Berisha: Edi Rama nuk pranon ti heqë imunitetin Lubi Ballukut sepse e di që në 3 rreshta dy janë për Ramën në atë dosje. Në 6500 mesazhe të paktën 4000  janë të Ramës dhe ai i di këto. Pra është një mundësi, por edhe sikur të mos ishte ai nuk heq imunitetitn, Atë mund ta largojë si zv/kryeministre dhe rri si presto nome në vend të saj aty. Mos harroni mbledhjen e përbashkët të qeverisë dhe  Kryesisë dhe që e detyrojë Ramën të bëjë mbledhje  në selinë e PS. Ajo kërcënoi si Taon edhe Spiro Gjokën sepse i ka të regjistruara të gjitha me Oltjon Bistrin…I ka të gjithë në xhep ajo dhe ata ulnin kokat si turpe dhe Rama thoshte e ka me mua nuk e ka gjë Belinda…”.

Më tej Berisha nënvizoi: “PD nuk legjitimohet ti drejtohet Komisionit të Venecias. Ky komision i përgjigjet qeverive, vetëm shqiptarët e kanë fjalën, është radha e tyre. Unë siguroj që termometri i zemërimit po shkon në nivele më të larta tek qytetarët. Edhe qytetarët e dinë që AKSHI është Rama me Armand Frangu, e dinë që pengjet janë marrë për qindra milionët e tyre…Ju e patë vetë uraganin…Po shkohet drejt triumfit të ligjit dhe të Kushtetutës….! Edi Rama në çdo vend që shkon, jashtë dhe brenda vendit, tani është armik i egër i kombit shqiptar. Ky është përcaktimi im i qartë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: